Përmbajtja shokuese: Camp Nou shfaqi një video të Real Madridit duke festuar fitoren e Champions League

Një ekran gjigant në Camp Nou tregoi një video të Real Madridit duke festuar trofeun e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.

Fansat filluan të fishkëllenin menjëherë kur vunë re atë që shfaqej në ekran.

Mesa duket kjo ka ndodhur rreth 25 minuta para fillimit të ndeshjes së Barcelonës ndaj Viktoria Plzen.

Se si ndodhi kjo është një mister. /albeu.com/