Rritja e rasteve të COVID-19 në Shqipëri, Meta "zbulon" fajtorin
"Që nga rrafshimi i pabesë dhe i paligjshëm i Teatrit Kombëtar në kulmin e pandemisë, e sidomos prishja e njëanshme e Marrëveshjes së 5 Qershorit nga Kryeministri në detyrë..."

Presidenti Ilir Meta thotë se "përshkallëzimi artificial i tensioneve politike në vend" ka ndikuar me "pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e qytetarëve, veçanërisht për ekonominë e tyre".

Reagimi i Metës:

Përshkallëzimi artificial i tensioneve politike në vend, që nga rrafshimi i pabesë dhe i paligjshëm i Teatrit Kombëtar në kulmin e pandemisë, e sidomos prishja e njëanshme e Marrëveshjes së 5 Qershorit nga Kryeministri në detyrë, jo vetëm që nuk i shërben stabilitetit politik dhe bllokon çeljen e negociatave për anëtarësim në BE, por ka patur dhe ka pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e qytetarëve, veçanërisht për ekonominë e tyre.

Koha për t’iu rikthyer Marrëveshjes së 5 Qershorit, si edhe bashkëpunimit për mirëmenaxhimin e pandemisë, është tani.
Shtuar më 12/10/2020, ora 19:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori