Shpërthejnë infektimet e COVID-19 në Shqipëri: Vetëm sot mbi 300 të prekur
Rritja e kriminalitetit, PS: Bilanc lufte
Partia Socialiste ka akuzuar sot qeverinë për rritjen e numritvrasjeve në vend. Nëpërmjet një deklaratë për shtyp deputeti socialist Sajmir Tahiri deklaroi se qeverisja e keqe është arsye e rritjes së numritvrasjeve, aksidenteve, vjedhjeve, etj.

“Sali Berisha në vend që t’u thotë shqiptarëve sesa u rrit numri i turistëve, do ishte mirë që t’u thoshte shqiptarëve bilancet e luftës së vrasjeve, plagosjeve, aksidenteve, vjedhjeve. Gjatë 90 ditëve kanë humbur jetën 150 qytetarë nga vrasjet, aksidentet e vjedhjet. Janë plagosur e gjymtuar 41 qytetarë. Pa folur për trafikun e drogës. Arsyeja e vërtetë është keqeverisja e Sali Berishës, konflikti për pronën, varfëria, papunësia, kanë hapur rrugët e krimit dhe drogës. Keqqeverisja sepse mungon shteti. Vjedhin, se mungojnë institucionet, larje hesapesh për një fjalë goje, aksidente rrugore janë vetëm motivet në dukje, sepse këto vrasje të paralajmëruara. Kriminelët duhet të ishin në burg, por realisht janë jashtë hekurave për të vrarë e masakruar sërish”, u shpreh Tahiri. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2012, ora 12:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori