Rritja e kriminalitetit, Spahiu: Qeveria Berisha, qeveria e maskave
Kreu i Aleanca Kuq e Zi Kreshnik Spahiu gjate një takimi me simpatizantë të kësaj force politike kritikoi kryeministrin Berisha për rritjen e kriminalitetit në vend, duke cilësuar qeverinë e tij si “qeveri të maskave”.


"Njerëzit duhet të vrapojnë në shtëpinë e tyre se është koha e regjimit të Berishës. Kurrë më parë kryeqyteti shqiptar nuk kishte njohur ditë kaq të zeza as në kohën e Duces. Në një kohë ku cdo kush duhet të ketë dyer të blinduara. Te ecin në rrugë pa portofol varse apo bizhu, pasi ditën grabiten në rrugës. Pasi kanë shënuar rekord historik sot pas 100 vjetësh rendin e vendos 'Flamuri' i krimit me banda që kanë pushtuar gjithë territorin e Shqipërisë. Pasi kjo është qeveri e maskave. Ai posti i Ministrit të Brendshëm është përdorur për të shpërblyer mbrojtjen e mafias shtetërorë. Sepse Ministri i Brendshëm i 21 janarit është kreu i Bashkisë, sot Ministri i Brendshëm i Gërdecit president", theksoi Spahiu.

Sipas Spahiut, qeveria është kthyer në një ‘lavatrice parash’, ku kryqëzohen mafioze nga e gjithë bota, teksa duke iu referuar raporteve ndërkombëtare e cilësoi atë si më të korruptuarën në glob. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2013, ora 18:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori