Rritja e infektimeve nga mutacionet e COVID-19, shtetet evropiane ndalojnë maskat prej lecke
Ndërsa po përballen me variantet e reja të COVID, që janë më të transmetueshëm e që kanë sjellë një rritje të numrit të infeksioneve, vendet në Europë kanë filluar të bëjnë të detyrueshme përdorimin e maskave mjekësore.

Qeveria Franceze ka marr vendimin që njerëzit të përdorin vetëm maska që bllokojnë 90% të grimcave, duke eliminuar maskat prej lecke, të bëra vetë.

Ky vendim i Francës, pason atë të Gjermanisë, që kërkon që të gjithë njerëzit të mbajnë maska që bllokojnë 95% të grimcave.

Po ashtu, një masë e tillë pritet të merret edhe nga Austria.

Kjo për shkak se përhapja e virusit ka qenë mjaft e lartë dhe maskat e bëra vetë në shtëpi, prej lecke nuk janë të sigurta.
Shtuar më 23/01/2021, ora 17:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori