Rritja e azilkërkuesve, Malmstrom sot në Tiranë
Në Tiranë zhvillohet sot takimi i ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë të vendeve të Ballkanit me Bashkimin Evropian. Temë kryesore e këtij takimi do të jetë çështja e liberalizimit të vizave dhe masave për parandalimin e kërkesave të azilit nga vendet ballkanike.


Në takim pritet të marrë pjesë edhe Komisionerja për çështjet e brendshme Cecilja Malmstrom. Disa vende të Bashkimit europian kanë shprehur shqetësim të thellë për rritjen e numrit të azilkërkuesve për shkak të abuzimit me liberalizimin e vizave dhe kanë kërkuar marrjen e masave të shpejta mes të cilave dhe mundësinë e rivendosjes së përkohshme të regjimit të vizave. /albeu.com/



Shtuar më 05/11/2012, ora 09:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori