Rritja alarmante e rasteve, Italia rikthen karantinën në disa rajone
Me rritjen alarmante të rasteve të COVID-19, Italia do të vejë në praktikë masat e reja kufizuese, në tentativë për të ulur numrin e të infektuarve.

Vala e dytë e pandemisë ka sjellë shifra në rritje të të infektuave, dhe kjo ka bërë që autoritetet të vihen në veprim.

Rajoni në veri të Italisë, Lombardia, do të vendosë të rikthejë karantinën, në përpjekje për të frenuar përhapjen e mëtejme të koronavirusit të ri.

Kjo masë do të aplikohet nga ora 23:00 deri në orën 05:00 dhe pritet të hyjë në fuqi natën e 22 tetorit.

Kjo masë, sipas autoriteteve pritet të zgjasë deri më 13 nëntor. Në fillim të pandemisë, Lombardia ka qenë rajoni më i goditur nga ky virus.

Vetëm gjatë ditës së hënë, në këtë rajon u regjistruan mbi 1.600 raste të reja.

Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, është shprehur pro ashpërsimit të masave.

"Është një nismë e duhur dhe simbolikisht e rëndësishme, që nuk do të ketë pasoja serioze, veçanërisht në ekonomi", tha presidenti rajonal, Attilio Fontana për gazetën La Repubblica.

Duke iu referuar autoriteteve, gjatë orës policore në Lombardi, qytetarët mund të dalin nga shtëpitë e tyre nëse kanë emergjenca shëndetësore dhe për punë esenciale.

Shtuar më 20/10/2020, ora 18:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori