E FUNDIT/ Sherr me armë në Bulqizë, 1 i plagosur
Rritet siguria, Britania dhuron mjete për transportin e të burgosurëve (FOTO LAJM)

Britania e Madhe i ka dhuruar Ministrisë së Drejtësisë, makina për transportin e të burgosurve.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e vlerësoi këtë dhuratë, një shenjë se "partnerët ndërkombëtarë nuk po lëkunden, ndaj tentativave që kërkojnë të pengojnë Shqipërinë drejt integrimit në Bashkimin Europian dhe rrjedhimisht përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve shqiptarë". Këtu, ministrja i referohet situatës politike në vend, me opozitën jashtë parlamentit dhe me protestat e dhunshme kundër qeverisë.

"Këto automjete të dhuruara sot nga Britania e Madhe, do të rrisin sigurinë për shoqërimin e personave të dënuar, nga një institucion në tjetrin, ose në gjykata duke lehtësuar dhe rritur sigurinë në sistemin e burgjeve", tha Gjonaj.

Ministrja tha se vitin e ardhshëm, do të investohen disa milionë paund në sistemin penitenciar.

Gjonaj solli në vëmnejde ngritjen e sallës Operacionale që monitoron burgjet e vendit 24 orë më kamera, një investim i qeverisë, që sipas saj "ka rritur ndjeshëm sigurinë në burgje dhe ka bërë që kontrolli tashmë të mos kufizohet vetëm në një sallë por në disa salla për të kontrolluar të gjitha veprimet që kryhen në institucione."

Në përfundim ajo tha se"falë investimeve të bëra nga buxheti i shtetit si dhe me mbështetje të Ambasadës Britanike, do të vendosen në funksion shumë shpejt pajisjet për bllokimin e valëve të telefonave, "çka do të ndaloje një gangrenë të trashëguar lidhur me komunikimin në mënyrë të pakontrolluar me botën jashtë".
Shtuar më 06/03/2019, ora 12:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori