Rritet numri i turistëve nga Maqedonia në bregdetin shqiptar
Albeu.com
Rreth 88 për qind është rritur numri i turistëve nga Maqedonia në bregdetin shqiptar. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia bullgare e lajmeve “Fokus” , e cila thirret në mediat greke.Sipas njoftimeve, kjo shifër ka shënuar rritje për shkak se një numër i madh i maqedonasve kanë braktisur bregdetin grek, pas tensioneve dhe mosmarrëveshjeve të fundit midis këtyre dy vendeve për çështjen e emrit të Maqedonisë.

Sipas informacionit të agjencisë bullgare, rreth 100 mijë qytetarët nga Maqedonia e kanë zgjedhur Shqipërinë si vendin më të preferuar për pushimet verore. Agjencitë turistike paralajmëruar se ky numër pritet të shënojë rritje edhe gjatë periudhës së muajit gusht.

Siç bëhet e ditur, pushuesit nga Maqedonia kanë braktisur edhe bregdetin malazez për shkak të çmimeve të larta, ndërsa Bullgarinë për shkak çështjes së vizave. (INA)
Shtuar më 11/08/2008, ora 20:05
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori