Rritet çmimi i patentës
Duke nisur nga ky muaj, pritet që të rriten çmimet e patentave, ku nga 37 mijë lekë të reja do të bëhet 50 mijë lekë të reja, kjo pasi kursantët do të qëndrojnë më shumë orë në mësim.

Tashmë kanë hyrë në fuqi ndryshimet në Kodin e ri Rrugor. Sipas ndryshimeve të miratuara, kursantët duhet të qendrojnë më shumë orë gjatë mësimeve dhe provave, për të marrë lejen e drejtimit.

Për rrjedhojë, kjo lidhet edhe me rritjen e çmimit. Aktualisht, për të marrë një patente duhet të paguash 37 mijë lekë të reja, ndërsa me ndryshimet e fundit, pritet që patenta të kushtojë rreth 50 mijë lekë të reja. /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2015, ora 09:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori