Rriten tensionet Kosovë-Serbi, Vuçiç thërret urgjent drejtuesit e ushtrisë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç sot ka ftuar në takim urgjent udhëheqësit e ushtrisë dhe policisë serbe.

RTS raporton se në takim janë prezent Ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Milan Mojsilloviq, Ministri i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq dhe Bratistllav Gasiq, udhëheqës i BIA-s.

Përveç kësaj, edhe Qeveria e Serbisë po mban mbledhje urgjente.

Këto mbledhje vijnë pas aksionit të Njesisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri ku janë arrestuar katër persona në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviq.


Shtuar më 23/11/2018, ora 08:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori