EMRAT/ Pjesë e bandave të drogës, arrestohen dy shqiptarë në Britani

Dy shqiptarë janë arrestuar në Britani të Madhe për trafik droge.

Mediat britanike bëjnë me dije se të arrestuarit janë Matian Kroi dhe Kostandin Osmenaj.

Dy shqipatrët janë kapur me sasi të konsiderueshme kanabisi, ku sipas autoriteteve britanik vlerësohet deri në 13 mijë paund.

Aktualisht Kroi dhe Osmenaj ndodhen në paraburgim, dhe më datë 3 tetor do të mbahet një tjetër seancë gjyqësore.


Shtuar 23.06.2023 18:37