Rriten temperaturat, por si do të jetë moti sot
Alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura paraqiten në zonat Veriore dhe Juglindore të vendit. Për pasojë do të gjenerohen reshje të pakta e afat-shkurtra shiu e dëbore.

Pasditja dhe nata sjellë përmirësim të kushteve atmosferike, ku kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të jenë dominante në të gjithë territorin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten sërish lehtë në të dy vlerat duke u luhatur nga 0°C mëngjesi deri në 19°C mesdita. Era do fryjë mesatare në tokë deri e fort në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.
Shtuar më 02/03/2019, ora 08:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori