Rriten temperaturat, por çfarë do të sjellë mbrëmja
Vijon ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme deri në mesditë, duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat kalimtare të jenë dominante. Mesdita sjellë shtim të vranësirave fillimisht në ekstremin verior dhe zonat lindore duke gjeneruar shira të izoluar.

Ndërsa nata sjell shtrirje të vranësirave në të gjithë territorin, ku më të dendura paraqiten në jug-juglindje të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes, por rënie sjell mesdita duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 5°C deri në 24°C .

Era do fryjë mesatare, herë pas here dhe e fortë me shpejtësi 35-40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.
Shtuar më 25/03/2019, ora 08:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori