Para se të largohej nga Juventusi, Allegri këshilloi Agnellin të shiste Ronaldon

Ish trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri e ka këshilluar presidentin Andrea Agnelli ta shesë yllin e skuadrës, Cristiano Ronaldo.

Sipas La Repubblica, Allegri i la një këshillë presidentit para se të largohej nga Torino.

“Largoje Ronaldon, është duke bllokuar rritjen e skuadrës dhe të klubit”, gazeta italiane thotë se trajneri i kishte thënë presidentit.

Juventus ka fituar tetë Scudetto radhazi dhe Ronaldo synonte të shtone trofeun e Ligës së Kampionëve, ngase kishte fituar pesë të tillë me dy klubet Manchester United dhe Real Madrid.

Por, raporti zbulon se skenari ndryshoi nga ‘marrëveshja e shekullit’ te personi që i bllokon yjet.

Kontrata e Ronaldos skadon në vitin 2022 dhe portugezi do takohet me klubin që të diskutojë të ardhmen pas këtij sezoni.

Ende s’ka asnjë ofertë konkrete, por problemi është me taksa.


Shtuar 13.04.2021 12:17