Rriten pagat e mjekëve të familjes
Pagat e mjekëve të familjes do të rriten duke filluar që nga 15 Korriku. Kështu deklaroi të hënën Drejtoresha e Institutit të Sigurimeve për Kujdesin Shëndetësor, Elvana Hana.

Vendimi për rritjen e pagave u miratua sot nga këshilli administrativ i ISKSH për mjekët e familjes dhe të gjithë stafin e qendrave shëndetësore në mbarë vendin.

Rritja e pagave shkon nga 2-5% në varësi të pozicionit gjeografik të tyre.

Hana, u shpreh gjithashtu se tashmë janë shpërndarë pagesat për performancë për mjekët e qendrave shëndetësore, të cilët kanë bërë një punë të lavdërueshme duke realizuar treguesit në masën 84%. /albeu.com/
Shtuar më 22/08/2011, ora 17:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori