Rriten masat e sigurisë para Kuvendit, policia blindon zonën me skela
Ditën e nesërme pritet që mijëra protestues të nisen nga të gjitha qytetet e vendit dhe më pas të grumbullohen për të zhvilluar protestën para Kuvendit.

Kujtojmë se nesër gjatë seancës plenare pritet të bëhet betimi i 4 kandidatëvee të opozitës të cilët kanë pranuar mandatin e deputetit.

Për sa i përket protestuesve policia e Shtetit nuk ka dhënë leje për tubim pasi sipas tyre cenon institucionin e Kuvendit.

Sipas policisë, protesta cenon sigurinë kombëtare, por pavarësisht kësaj janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e saj dhe pengimin e çdo akti dhune.

Policia pritet që të angazhojë pothuajse të njëjtin numër punonjësish të rendit, Shqiponjat, FNSH si edhe Gardën e Republikës.

Sipas informacioneve të marra protestuesit pritet të veshin maska anti gaz dhe kjo do ta vështirësoj shpërndarjen e tyre.

Të gjendur në këtë situatë sipas burimeve nga policia bëhet e ditur se Kuvendi do të rrethohet me skela për të penguar protestuesit të afrohen pranë godinës.

Në rast se kjo formë nuk do të funksionojë për të shpërndarë turmën atëherë në veprim do të hyjnë autobotet me ulë të cilët mund të hedhin ujë me presion deri në 100 metra.

Sipas protokollit, autobotet do të përdorin ujë me ngjyrues për të bërë të mundur identifikimin e protestuesve që tentojnë të cenojnë institucionin.

Në vende të caktuara në sheshin para Parlamentit, janë vendosur edhe kamera me rezolucion të lartë për të regjistruar e më pas evidentuar çdo person që do të tentojë sulmin ndaj institucionit të Parlamentit. /albeu.com/
Shtuar më 04/03/2019, ora 16:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori