Rriten kërkesat për divorce
Gjatë vitit 2011 është rritur numri i kërkesave për zgjidhje martese. Sipas të dhënave të Gjykatës së Tiranës në vitin e kaluar janë regjistruar 1161 padi të reja ndërsa të përfunduara 925 çështje. Në një prononcim për televizionin News 24, zëdhënësja e shtypit pranë gjykatës u shpreh se arsyet kryesorë që çojnë cifte drejtë ndarjes janë: ftohja e marrëdhënieve nga emigracioni, arsyet ekonomike apo kohët e fundit po shikojmë edhe një tendencë të re për shkak të rrjeteve sociale në internet. /albeu.com/
Shtuar më 23/03/2012, ora 18:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori