Rriten çmimet dhe taksat për shqiptarët, rrogat kur do të rriten?
Rritja e çmimeve dhe te energjisë me ritme te shpejta këtë vit, po çojnë inflacionin drejt objektivit të Bankës së Shqipërisë. Por nga ana tjetër rrogat në sektorin privat vazhdojnë të mos kenë ngritje.

Sipas të dhënave të INSTAT ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 2,3 %, teksa objektivi i Bankës së Shqipërisë është 3%.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Korrik është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,18 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me +0,59 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me +0,20 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” kanë kontribuar me +0,12 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me +0,08 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,06 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Komunikimi” dhe “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” kanë kontribuar me -0,01 pikë përqindje.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Korrik 2017, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 4,6 %, pasuar nga grupet “Transporti” me 3,2 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,0 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,8 %, “Veshje dhe këpucë” me 2,3 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,7 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,1 %, “Komunikimi” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,6 % secili, etj.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 18,3 %, pasuar nga nëngrupet “fruta” me 2,7 %, “vajra dhe yndyrna me 2,4 %, “peshk” me 2,3 %, etj.

Nga ana tjetër çmimet e nëngrupit “sheqer, reçelna e ëmbëlsira” u ulën me 1,8 %. Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Qershor 2018 ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,6 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike”, “Veshje dhe këpucë” dhe “Argëtim e kulturë” me 0,5 % secili, “Shëndeti” me 0,3 %, etj. Ndërsa, çmimet e grupit “Transporti” shënuan një rritje prej 0,5 %, pasuar nga grupi “Hotele, kafene e restorante” me 0,1 %
Shtuar më 08/08/2018, ora 13:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori