Rrihte mbesën, arrestohet 44-vjeçari në Dibër
Pëlqej
Policia ka vënë në pranga një 44-vjeçar në Dibër, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike mbi mbesën e tij.

Policia bën me dije se ka vënë në pranga shtetasin M. S, 44 vjeç, banues në njësinë Administrative Fushë-Çidhën, Dibër.

Njoftimi i policisë

Dibër

Ushtron dhunë psikologjike dhe fizike ndaj mbesës së tij, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u arrestua në flagrancë shtetasi:

M. S, 44 vjeç, banues në njësinë Administrative Fushë-Çidhën, Dibër.

Arrestimi i tij u bë pasi, në banesë, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj mbesës së tij (vajzës së vëllait) shtetases H.S, 20 vjeçe, banuese në njësinë Administrative Fushë-Çidhën, Dibër.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale "Dhunë në familje", parashikuar nga neni 130/a, i Kodit Penal. /albeu.com/

Shtuar më 03/10/2017, ora 09:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori