Policia ka vënë në pranga dy burra pasi kanë dhunuar gratë e tyre.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se njëri nga të arrestuarit ka dhunuar edhe vajzën e tij 23-vjeçare.
Njoftimi i policisë
Sipas të dhënave zyrtare, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë
Elbasan dhe Librazhd bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Marku Tollumi, 62 vjeç banues në fshatin Shelcan, i cili u bë pasi në banesë dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij,
shtetases B.K., 57
vjeçe.
Po kështu është arrestuar Hyqmet Muça, 57 vjeç, banues në
Elbasan. Arrestimi i tij, u bë pasi pranë tregut të Librazhdit, në mënyrë të vazhdueshme dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes
shtetases E.M., 50
vjeçe dhe vajzës së tij
shtetases A.M., 23
vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor
Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje”. /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2018,
ora 10:27