Gjenerali amerikan: Fitorja e Ukrainës nuk ka gjasa të ndodhë këtë vit

Gjenerali i lartë amerikan, Mark Milley, ka thënë se Ukraina nuk ka gjasa të dëbojë të gjitha trupat ruse nga territori i saj këtë vit, raporton The Kyiv Independent, duke cituar një intervistë me Defense One.

“Zelensky ka deklaruar publikisht shumë herë se objektivi ukrainas është të dëbojë çdo rus nga Ukraina e pushtuar nga Rusia.

Dhe kjo është një detyrë e rëndësishme ushtarake. Detyrë shumë, shumë e vështirë ushtarake. Ju po shikoni disa qindra mijëra rusë që janë ende në Ukrainën e pushtuar nga Rusia”, tha ai.

“Nuk mendoj se ka gjasa të bëhet në një afat të afërt për këtë vit”, shtoi ai.


Shtuar 1.04.2023 14:35