"Rrihen nga të burgosurit 4 policë në Peqin"
Një denoncim i rëndë është publikura sot nga ish-kryeministri, Sali Berisha ku shkruan se 4 gardianë burgu janë rrahur nga të burgosurit.

Ngjarja ka ndodhur në burgun e sigurisë së lartë në Peqin dhe sipas Berishës mesazhi i ka ardhur nga një tjetër gardian po në këtë burg.

Statusi i Berishës:

Përshendetje z.Sali Berisha.
Dua të bëj një denoncim, sepse zërin tonë nuk e dëgjon njeri; të paktën të lutem ngrije ti zërin tonë në Kuvend.

Jam një punonjës policie në Policinë e Burgjeve ose me saktë në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

Denocimi juaj pak ditë më parë në Kuvend është tepër i saktë, sepse për një muaj në këtë burg janë rrahur 4 punonjës policie, janë grushtuar dhe janë degjeneruar.

Rasti i fundit kur u rrah një punonjës policie ishte më datë 5.02.2019 edhe shteti nuk ka marrë asnjë masë për sigurinë tonë. Ndjehemi të harruar, të frikësuar dhe nuk kemi siguri për jetën sepse krimi ka më shumë mbështetje nga lartë se ne që përfaqësojmë shtetin.

Mirë që rrogat nuk na i japin, po punojmë nga 3-4 ditë tepër çdo muaj edhe nuk na paguajnë, por tani edhe po na grushtojnë të dënuarit edhe shteti nuk do t’ia dijë për ne.

Të lutem ngrije zërin për ne, sepse kemi frikë të flasim. Këto që po them janë të gjitha të verifikueshme.
Shtuar më 10/02/2019, ora 15:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori