“Ushtarët rusë më vranë burrin dhe më përdhunuan”, civilët në Ukrainë tregojnë mizoritë e armikut

Të pamëshirshëm po tregohen forcat ruse në Ukrainë. Krahas jetëve të marra, veprimet e tyre janë tronditëse.

Një grua në perëndim të Kievit, e cila është 50 vjeçe rrëfei se më 7 Mars kishte qenë në shtëpi me bashkëshortin e saj kur hyri një ushtar i huaj.

“Në kërcënimin e armës më çoi në një shtëpi aty pranë. Më urdhëroi: Hiqi rrobat ose të qëlloj. Ai vazhdoi të më kërcënonte se do të më vriste nëse nuk bëja siç thoshte ai. Më pas filloi të më përdhunonte. Më pas hynë dhe katër ushtarë të tjerë. Por ata e morën atë dhe nuk e pashë më”, tha ajo.

Ana tregon se pastaj u kthye në shtëpi dhe gjeti burrin e saj të pajetë. Ai ishte qëlluar në bark.

“Ai kishte tentuar të vraponte pas meje për të më shpëtuar, por u godit nga një plumb. Të dy kërkuan strehim në shtëpinë e një fqinji. Ata nuk mund ta çonin burrin e saj në spital për shkak të luftimeve. Ai vdiq nga plagët e marra dy ditë më vonë”, rrëfen ajo mes dhimbjes.