Rrëfimi i dhimbshëm i prostitutës: Më shfrytëzoi derisa ngela shtatzanë, tutori më hodhi …
Një histori tragjike po zhvillohet në studion e emisionit “Me zemër të hapur”, historia e një vajze e cila prindërit i ka në burg dhe vetë është detyruar të prostitutojë për atë që e donte.

Festimja vjen nga fshati Izvor i Tepelenës, ka dy vëllezër, ndërsa prindërit i ka në burg. Ajo deklaron se prindërit gjenden në burg për shkak se vetë ajo i ka denoncuar, pasi ata kanë vrarë fëmijën e tyre dy muajsh, trupi i të cilit është gjendur në gropën e gëlqeres.

Në moshën 18-vjeçare dajat e saj e martuan në Greqi me një burrë që sipas saj kishte probleme të shëndetit mendor, shkruan BW.
Duke qenë se ai jetonte në Greqi dhe nuk erdhi asnjëherë ta takonte, ajo e njihte vetëm nëpërmjet fotos, dhe për herë të parë e pa kur shkoi në Greqi.

Qëndroi në Kretë rreth një muaj, sjellja e tij nuk ishte normale, pinte ilaçe dhe nuk sillej aspak mirë.

U zu me vjehrrën pasi ajo i dogji dorën me vaj të nxehtë, shenjat madje i ka ende. Aty kuptoi se nuk mund të jetonte më në atë shtëpi dhe vendosi të largohej.

Greqi ajo thotë se e kanë përdhunuar njerëz të panjohur, dhe pas kësaj ajo mori rrugën për në Shqipëri.

Kur mbërriti në Kakavijë, Festimja iu dorëzua policisë në Gjirokastër dhe iu kërkoi ndihmë.

Policia e mori dhe e strehoi në një qendër kundër trafikimit të grave.

Ajo vazhdoi më pas normalisht jetën e saj derisa u lidh me një djalë, i cili ju prezantua me emrin Baftjar. Ai i premtoi se do të qëndronte me të dhe do ndërtonin bashke një familje, por në fakt e trafikoi edhe ai.

Baftjari e detyronte të prostituonte në zonën e Vlorës dhe Himarës duke i gjetur vetë klientë, e duke e futur në makina të ndryshme. Ajo mbeti shtatzënë dhe ja tha këtë fakt, por ai jo vetëm që nuk ndaloi, por vazhdoi ta detyronte të prostituonte deri në muajin e shtate të shtatzënisë dhe më pas e la duke e hedhur në një kazan plehrash.

“Nuk më duhesh më”, i ka thënë.

Pas kësaj ajo shkoi sërish në një qendër për vajzat e trafikuara në qendrën e Linzës. Atje solli në jetë edhe djalin.

Dajat nuk e pranojnë më në shtëpinë e tyre për shkak të jetës që ka bërë.

Nga qendra është mbështetur dhe i kanë dhënë edhe një punë, por tani këtë punë e ka humbur dhe ka mbetur vetëm me një përkrahje prej 50 mijë lekësh të vjetra në muaj bashkë me të birin 5-vjeçar. Ajo ka nevoje për ndihmë, nuk e shikon më prostituimin si rrugë shpëtimi. As me vëllezërit nuk ka më kontakte dhe nuk e përkrahin./albeu.com/


Shtuar më 10/03/2017, ora 13:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori