Rrëfehet vëllai i Dritëro Agollit: Çfarë mendonte për Enverin kur e akuzuan si “homoseksual”
Tajar Agolli, vëllai i shkrimtarit të ndjerë Dritëro Agolli ka rrëfyer mbi marrëdhëniet që Dritëroi ka pasur me drejtuesit komunistë, çfarë mendonte për Enver Hoxhën dhe Ramiz Alinë dhe si e njihte Mehmet Shehun.

Në një intervistë për Panorama, Tajari tregon se çfarë mendimi kishte Dritëroi për diktatorin Enver Hoxha, ndërsa shton se kanë komentuar me njëri-tjetrin edhe akuzat e ngritura së fundmi se mund të ketë qenë homoseksual.

Dritëroi e vlerësonte shumë Enverin, e cilësonte njeri të zgjuar. Për të gjitha akuzat e dala së fundmi se gjoja ka qenë homoseksual, apo vese të tjera, Dritëroi thoshte se ishin shpifje dhe idiotësira”,- tregon Tajari.

I vëllai thotë se Dritëroit i ka ardhur keq kur Enveri vdiq. ‘E vlerësonte si njeriun që bëri shtet dhe ishte në gjendje ta mbante shtetin.

E ka thënë në një intervistë Dritëroi që Ramizi po të jetë në katin e sipërm dhe të përplasë këmbët, nuk e dëgjon njeri, s,bënte asnjë zhurmë, ndërsa Enveri kishte tjetër autoritet”.

KUJT I INTERESONTE VRASJA E MEHMET SHEHUT
8
Sipas Tajarit, marrëdhëniet e tij me ish-kryeministrin Mehmet Shehu kanë qenë shumë të mira dhe korrekte, ndërsa shton se, i vëllai nuk mendonte që Shehu mund të ishte agjent.

Ai thotë se nga bisedat me të, Dritëroi thoshte se kishte persona që ju interesonte vdekja e Mehmetit, madje mendonte që e kanë vrarë.

“Ditëroi ma ka thënë në biseda se Mehmet Shehu nuk mund të ishte kurrsesi një agjent, por ia bënë atë feçorrët dhe kadrinjtë…

Dritëroi në bazë të shenjave që u gjetën aty, mendonte se ishte vrarë. Sipas tij, më i interesuar për vrasjen e tij ishte Ramiz Alia, i cili kishte një marrëdhënie shumë të afërt me Nexhmijen dhe donte të pastronte ambientin rreth Enverit nga këta të ashprit”,- rrëfen Tajhari./albeu.com/


Shtuar më 01/03/2017, ora 11:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori