Flet mes lotëve nëna e Ermirës: Të vërtetën e mori me vete në varr, s'e meritonte të ikte kaq e re
“Vajza ime nuk e meritonte të ikte kaq e re.” nëna e Ermira Arapit e ka të vështirë ta përballojë tragjedinë që ka ndodhur në familjen e saj. ‘Jemi pa fjalë. Nuk e meritonte të vdiste kaq e re. Kërkojmë të na zbardhet ngjarja. Se çfarë e lidhte vajzën time dhe personin që ishte me të në makinë, ata e morën me vete në varr,” shprehet mes lotëve nëna e Ermirës, Floresha Arapi.

Ashtu si dhe i shoqi, ajo nuk mund ta besoje se e bija ka pasur nje lidhje jashtemartesore pasi siç shprehet, e bija e donte te shoqin dhe nuk kishin asnje problem apo mosmarrveshje midis tyre, raporton Panorama.

“Nuk kam si ta shpjegoj dhimbjen. Vetëm një nënë mund ta di se çfarë dhimbje është ajo e fëmijës. Nuk mund ta dijë askush tjetër. Kur e mësuam ngjarjen, im shoq mbeti gati i ngrirë dhe unë po ashtu, dhe po rrinim pa fjalë. Nuk po na dukej e vërtetë. Edhe kur do të nisesha për të ardhur këtej, po shpresoja se do ta gjeja gjallë. Nuk ma pranonte vetja që vajza ime aq energjike që e donte jetën të më kishte ikur pa më thënë asnjë fjalë. Nuk ishte e papërballueshme. Nuk mbaj mend se si jemi bërë gati e jemi nisur dhe nuk di se si e kam përballuar idenë që e pashë të shtrirë, pa jetë. Ishte sikur kisha vdekur vetë. Edhe tani s’e besoj dot se e kam varrosur këtu në fshatin e saj të lindjes”, shprehet nëna e Ermira Dushit Arapi, e cila u gjet bashkë me Drini Dervenin pa jetë në makinën e këtij të fundit./Albeu.com/
Shtuar më 15/02/2017, ora 08:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori