OKB bën bilancin: Ky është numri i civilëve të vrarë që nga fillimi i pushtimit

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë bilancin e viktimave civile që nga nisja e luftës në Ukrainë.

Sipas OKB, të paktën 925 civilë kanë humbur jetën në Ukrainë që nga fillimi i konfliktit thuajse një muaj më parë.

Lajmin e ka bërë të ditur zyra për të drejtat e njeriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Që nga mesnata e 20 marsit, 925 civilë kanë vdekur dhe 1,496 të tjerë janë plagosur, sipas njoftimit.

Numri aktual i civilëve të vrarë deri më tani në luftën në Ukrainë ka të ngjarë të jetë dukshëm më i lartë pasi OHCHR, që ka një ekip të madh monitorimi në vend, nuk ka pasur ende mundësi të marrë ose verifikojë raportet e viktimave nga disa qytete të goditura keq, përfshirë Mariupolin./albeu.com/


Shtuar 21.03.2022 15:13