Rrëfehet ish-i përndjekuri: Kam parë dhe Boden me foton e Enverit…
Ish-i përndjekuri politik, Lekë Frroku në një intervistë me poetin Agron Tufa ka deklaruar se ai ka parë edhe deputetin demokrat, Ridvan Bode me fotografinë e Enver Hoxhës.

“Në vitin 1991 unë e kam parë disa herë në televizor, jo vetëm Nishanin, por edhe Ridvan Boden, me fotografi të Enver Hoxhës. Është, ndoshta e kaluara e tyre si ish-enveristë, që nuk i lë të qetë dhe kanë një xhelozi ndaj figurave qëndrestare të burgjeve komuniste. Ata duan të përlyejnë gjithçka”

Intervista

– Çfarë interesi mund të ketë z. Nishani kur përbalt figurën e vuajtur të Visar Zhitit?

Frroku: Në vitin 1991 unë e kam parë disa herë në televizor, jo vetëm Nishanin, por edhe Ridvan Boden, me fotografi të Enver Hoxhës. Është, ndoshta e kaluara e tyre si ish-enveristë, që nuk i lë të qetë dhe kanë një xhelozi ndaj figurave qëndrestare të burgjeve komuniste. Ata duan të përlyejnë gjithçka.

– Me që ra fjala, si jeni ndjerë ju më 11 prill, kur vdiq diktatori Enver Hoxha?

Frroku: 11 prilli i vitit 1985 ka qenë dita më e lumtur e jetës sime. Popullit shqiptar iu hoq qafe diktatori më gjakatar e më i urryer që ka parë njerëzimi.

Nga gëzimi i madh e i papërmbajtshëm që kisha, nuk u kujdesa që ta fshihja, sa rashë në sy të policisë duke festuar. Policia më arrestoi dhe nga 11 prilli deri më 11 maj më mbajti të izoluar në birucë./albeu.com/

Shtuar më 28/03/2017, ora 15:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori