Rrëfehet babai i Ermira Arapit: Ja e vërteta e vajzës time të vrarë...
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Pas ditë pas vrasjes së vajzës së tyre, Fiqiret dhe Floresha Arapi, prindërit e Ermira Arapit (Dushit) nga fshati Ngurrëz Lushnjes thyejnë heshtjen dhe flasin për tragjedinë.

Ata nuk arrijnë ta besojnë se vajza e tyre ka pasur lidhje me personin tjetër, që u gjet I vrarë në të njëjtën makinë me të, Dri Dervenin. Sipas tyre e bija e donte bashkëshortin e saj dhe mohojnë që ajo të ketë një lidhje tjetër. Babai i Ermirës shprehet se po hidhet baltë mbi vajzën e tij pas kësaj ngjarjeje që i ka trondit familjarisht. Sipas tij, ceremonia e varrimit të Ermirës në Ngurrëz është bërë më mirëkuptimin e të dy familjeve, raporton Panorama.

“Është e vërtetë që dhëndri nuk erdhi në varrim, pasi është lënduar nga këto që ka dëgjuar. Por prindërit e tij kanë ardhur dhe ne kemi pasur komunikim me ta pas ngjarjes,” shprehet ai.

Ai thotë se nuk do ta prishë miqësinë me familjen Dushi për shkak se kanë dhe një mbesë. Vetë dhëndri i ka vënë ën dijeni se do ta takojnë dhe do ta marrin sa herë të duan.

“Ne nuk e përcollëm vajzën vetëm. Ne atë ditë na erdhën mbi 200 e ca njerëz, miq e të afërm, bashkëfshatarë e të njohur, miq të Ermirës dhe të afërm të familjes së burrit të saj dhe e përcollëm me nderim që meritonte një vajzë e re që iku në lule të moshës./Albeu.com/
Shtuar më 15/02/2017, ora 23:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

"Lumturi dhe krenari, mes arbëreshevë që ruajtën gjuhën dhe kulturën për më shumë se 5 shekuj dhe me fëmijë Të mrekulluëshëm!" {Lorik Cana}