Po bëhej gati për sezonin turistik, digjet lokali në Borsh

Një lokal në Borsh është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale. Mësohet se lokali i shtetasit me inicialet M.V., po bëhej gati për sezonin turistik.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 26.04.2022, në fshatin Borsh, ka rënë zjarr në lokalin e shtetasit M. V., ku si pasojë ka vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.