Rrëfehen ministrat e rinj: Çfarë bëri Nishani gjatë betimit (VIDEO)
Katër ministrat e rinj bënë sot betimin para nisjes së punës në dikasteret përkatëse.

Ata mbërritën këtë pasdite në Presidencë pasi dje morën edhe
besimin e Kuvendit.

Fatmir Xhafaj do te jete ministër i Drejtësisë, Ogerta Manastirliu ministre e Shëndetësisë, Olta Xhaçka ministre e Punëve dhe Çështjeve Sociale dhe Eduard Shalsi ministri i Shtetit për Çështjet Vendore.

Kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm në ceremoni, ndërsa përfaqësohej nga zv.kryeministri Niko Peleshi, raporton bw.
Pas mbledhjes, ministrat e Rinj janë ankuar se Presidenti Nishani nuk ua ka dhëne dorën gjate ceremonisë./Albeu.com/
Shtuar më 25/03/2017, ora 08:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori