Rrëzuan dekretin e Metës, merren në mbrojtje anëtarët e KQZ-së
4 anëtarë të KQZ-së janë marrë në mbrojtje nga ana e njësisë speciale të policisë, fill pas vendimit të tyre për të rrëzuar dekretin e Metës.

Nuk dihet nëse ka pasur informacione se anëtarët e PS-së në KQZ kanë pasur kërcënime, apo kjo është një masë për të hedhur më shumë zhurmë në opinionin publilk. Mbledhja e sotme e KQZ-së po zhvillohet pa praninë e Kryetarit të Komisionit Klement Zguri.

Njoftimi i plotë i KQZ-së për rendin e ditës së sotme:

Bazuar në nenin 22, pika 2, e Kodit Zgjedhor, nenin 12 të Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, Zv. Kryetari z. Denar Biba, Anetaret; z. Bledar Skenderi, znj. Edlira Jorgaqi dhe znj. Rezarta Bitri kane kerkuar thirrjen e mbledhjes,

Sot, me 12.06.2019, Ora 13:00, me rend dite:

“Për miratimin e listës emërore të shtetasve të cilët mund të emërohen kryesisht anëtarë KQV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.
“Për dhënien e autorizimit për ndryshimin e vendndodhjeve të disa QV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.
‘Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të Institutit Demokratik Amerikan ( NDI), për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.
“Për një shtesë në Vendimin nr.669, të datës 28.05.2019 ‘Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të KSHH’, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.
“Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të Shoqatës për Gratë dhe Fëmijët, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.


Shtuar më 12/06/2019, ora 13:34
Tage: Meta
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori