Rrëzohet nga kati i tretë, gjen vdekjen një person
Një person ka humbur jetën ditën e sotme, pasi ka rënë nga kati i tretë i banesës ku jetonte. Viktima i identifikuar si Sokol Kadria, ka qenë duke pastruar tarracën e një objekti privat, ku dhe dyshohet të ketë rrëshkitur duke përfunduar në tokë.

Ai ka rënë nga tarraca e godinës trekatëshe në Fushë-Arrëz. Ndonëse ai është transportuar me urgjencë për në spital, nuk i ka mbijetuar dot plagëve të rënda. Paraprakisht dyshohet se gjithçka ka ndodhur në mënyrë aksidentale. /albeu.com/
Shtuar më 27/10/2014, ora 09:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori