Rrezohet kamioni gjate kthimit nga nje feste fetare, 2 vdesin e 30 plagosen
Albeu.com
Nje aksident tragjik ka ndodhur dje pasdite ne Gramsh, ku per pasoje 2 femije kane vdekur dhe jane plagosur 30 pasagjere te tjere. Ata udhetonin mbi nje kamion, i cili i sillte nga nje feste fetare ne malin e Komjanit, ne fshatin e tyre. Por ne nje kthese, kamioni FIAT OM me targa GR 0049 B ka dale nga rruga dhe me pas eshte batuar, e per pasoje pasagjeret qe ndodheshin ne rimorkion e tij, si dhe ne kabine, jane plagosur. Megjithese nuk dihet me saktesi sa vete kane qene ne kamion, por mendohet se kane qene 40 vete, sic eshte bere e ditur, 30 kane shkuar ne spital te plagosur, 4 prej te cileve ne gjendje mjaft te rende. Ndersa dy te mitur kane gjetur vdekjen. Pikerisht 13-vjecarja Nora Jaupi, vajza e shoferit Caush Jaupi si dhe Elson Miraka, 16 vjec. Ka qene ora 17.00 e dites se djeshme kur policia dhe spitali i Gramshit jane sinjalizuar per nje aksident te rende ne rrugen qe lidh fshatin Bratile me qytetin. Menjehere per ne vendin ku mendohej se kishte ndodhur aksidenti, jane nisur forca te shumta policie dhe si ambulancat e urgjences.

Pikerisht ne vendin e quajtur Tesnik, prane fshatit Qerret, eshte konstatuar se ka ndodhur aksidenti tragjik. Njerez te gjakosur, te tjere pa ndjenja dhe ata qe ishin me lehte duke bertitur, ka qene panorama e ktheses fatkeqe per njerezit qe i ishin gezuar festes se tyre fetare ne Teqene e Dushkut, ne malin Komjan. Menjehere me makina policie, me ambulanca dhe me makina te rastit, ata jane transportuar per ne spitalin e Gramshit ku dhe u jane nenshtruar menjehere ndihmes mjekesore. Me pas, Migena Cani, 16 vjece eshte derguar ne Tirane dhe Enis Rusta ne Elbasan. Ndersa dy te lenduarit tjere qe ndodheshin ne gjendje te rende, i jane nenshtruar nderhyrjeve mjeksore ne Gramsh. Sipas policise, shumica e banoreve jane nga fshati Tesnik dhe per pak minuta do te arrinin ne shtepi.

Nderkohe, ne spital deri ne oret e mesnates, situata ka qene e rende. Shtreterit ishin te mbushur me te plagosur, ndersa tre prej tyre kane qene ne gjendje kritike per jeten, pasi kishin plage te renda, fraktura dhe shembje ne pjese te ndryshme te trupit. Ndersa te gjithe kujdeseshin per te afermit e plagosur, nje grua ka "tmerruar" gjithe spitalin. Ishte pikerisht nena e 16-vjecarit Elson Miraka, e cila e kishte nisur te birin per te festuar, por i ishte kthyer i vdekur. Ndersa nje grua tjeter kerkonte te bijen 13 vjece, Noren, pasi nuk i kishin treguar ende se kishte vdekur. Ajo nuk dinte cfare te bente me pare, t'i rrinte te koka burrit te plagosur, shoferit te tragjedise, apo te kerkonte vajzen. G. Shqiptare
Shtuar më 01/09/2005, ora 17:55
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori