Rrëzohet helikopteri në Berat, plagoset piloti
Ka shpëtuar me lëndime të lehta piloti i një helikopteri pasi helikopteri i tij u rrëzua në mesditë në qytetin e Beratit.
Sipas te dhenave te para mesohet se helikopteri, i nje kompanie qe ben kerkime per nafte ka rene nga nje lartesi jo shume e madhe dhe eshte perplasur me nje koder.

Pilotit italian i ka ardhur në ndihmë një tjetër helikopter i firmës, duke e transportuar drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2013, ora 15:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori