Rrëzimi i helikopterit, ja çfarë komunikuan për herë të fundit dy pilotët
Para se të rrëzohej, dy pilotët kishin komunikuar në radio me Albcontrol duke i thënë “jemi mbi Vermosh, gjithçka po shkon mirë, do fluturojmë mbi liqenin e Shkodrës dhe më pas do përfundojmë fluturimin në bazë".

Kjo ka qënë biseda e fundit e dy pilotëve që humbën jetën tragjikisht Donald Hoxha dhe Floran Delia kanë bërë me kullën e komunikimitRinas, shkruan sot Shqiptarja.com. Sipas saj, përpara se helikopteri ushtarak “EC-145” të rrëzohej në ujë ka komunikuar me kullën e komunikimitRinas, duke dhënë koordinatatat e fundit, me vendodhjen e tij.

Në komunikimin e fundit ushtarakët nuk kanë raportuar asnjë anomali teknike, por vetëm kanë dhënë vendodhjen dhe lartësinë e fluturimit dhe pas kësaj komunikimi është mbyllur. /albeu.com/


Shtuar më 28/04/2016, ora 09:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori