Rrezikon shkarkimin por Meta hallin e madh e ka tek Kombëtarja: Hysaj është dëmtuar
Presidenti Meta ka reflektuar një qetësi dhe indiferencë totale, duke përsëritur se “Komisioni i Venecias ka zero rëndësi për mua”.

Nga studio e emisionit “Open” , Kreu i Shtetit është shprehur ndër të tjera se “Për mua ka rëndësi Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Vendimi apo mendimi i Komisionit të Venecias ka të bëjë me integritetin e Komisionit të Venecias, nuk ka të bëjë me integritetin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe me raportin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë me Kushtetutën e vendit tim. Kaq!”

Gazetarja: Prisni ndonjë surprizë nesër? Ndoshta ju bind nesër dhe jepni dorëheqjen?

Presidenti Meta: Nesër e kam mendjen të Kombëtarja, ju mbajeni të Venecia.

Gazetarja: Nëse Venecia thotë e ka shkelur në këtë nen dhe në këtë paragraf?

Presidenti Meta: Nuk ekziston një shqetësim i tillë, sepseunë e di Kushtetutën shumë herë më mirë se sa Venecia. Unë kam vetëm një shqetësim për nesër, Kombëtarja. Jemi të shqetësuar se na është dëmtuar Hysaj, shpresojmë ta kompensojmë këtë mungesë. Do të kisha shkuar në Stamboll, por nuk kishte bileta. Dje u kujtova dhe nuk kishte bileta.
Shtuar më 10/10/2019, ora 21:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori