Rrezikon burgun, Ervin Salianji sulmon ashpër prokurorinë
Ish-deputeti Ervin Salianji pas pretencës së Prokurorisë tha se organi i akuzës lexoi fiks atë që tha Rama ditën që doli përgjimi për Xhafajn.

Prokuroria kërkoi 1.6 vite burg për të, duke e konsideruar të pandehur.

Ka reaguar edhe nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, i cili u shpreh se akuza e mbrojtur nga prokurorë politikë, shërbëtorë besnikë të maxhorancës.

"Në shumë raste që kam dalë në publik, por edhe në shumë raste që kam qenë me ju, shpesh në gjykatë jam bërë edhe unë pothuajse si ju korespondent në gjykata", theksoi Salianji.

"Janë sulme tërësisht politike. Nuk pati asnjë fakt, provë të re. Pati vetëm një devijim të çështjes, nga dënimi për trafik ndërkombëtar droge të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, drejt një gjasme pretence, ku prokuroria në këtë rast u bë pjesë me llumin".

Ervin Salianji shtoi se "pa diskutim asnjë intrigë, pabesi, tradhti, nuk ia del të fshehë të drejtën dhe të vërtetën.

"E sigurt është sot që shqiptarët kanë një person të dënuar me 7 vite e 4 muaj që po vuan dëbimin, ish-ministrin, vëllain e vet të larguar nga detyra dhe pa diskutim demaskimin e një prokurorie politike e cila lexoi fiks atë që tha kryeministri ditën që doli përgjimi. Dhe pa diskutim të gjitha ato që ka thënë avokati i Xhafajt", tha ai.

"Edhe sot pala që përfaqësonte Xhafajn, kishte të njëjtin qëndrim me prokurorinë, nuk i hoqi asnjë presje".

"Në komunikime të mëtejshme, pa diskutim që do të rikthehem për çdo akt që ka cituar prokuroria politike, duke mos marrë asnjë provë parasysh nga ato që kemi paraqitur, jo vetëm për të çuar para përgjegjësisë penale për trafik ndërkombëtar droge Agron Xhafajn".

"Jo vetëm për të çuar për shpërdorim detyre për lehtësimin e veprës penale për trafik droge të Fatmir Xhafajt, por pa diskutim për të arrestuar prokurorët e çështjes, të dy të larguar nga vettingu, prokurorët e parë që janë marrë me këtë çështje, si Gent Osmani, si Përparim Kulluri".

"Këta të dy që janë sot, do ta shihni nga vettingu apo nga të dhënat që do të bëjmë ne publike".

"Duhet thënë se kjo nuk është drejtësia e re, janë prokurorë të drejtësisë së vjetër të përfshirë në llumin dhe batakun e korrupsionit. Pa diskutim që në fund të ditës do të fitojë e mira dhe e drejta, dhe do të shihni se ajo që kemi publikuar dhe që tani më, janë marrë vendimet e domosdoshme dhe të duhura publike.
.
Shtuar më 10/12/2019, ora 16:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori