Rrezikon 7 vite burg për armë pa leje, si u zbulua i riu te "Liqeni i thatë"
"Shqiponjat" e kryeqyetit kanë arrestuar një të ri të cilit i është gjetur municion dhe armë pa leje.

Shtetasi J. M., 25 vjeç, banues në Kamzë u kap në zonën e njohur si “Liqeni i thatë”, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm ku gjatë kontrollit të mjetit tip “Wolksëagen Golf”,Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë që e mbante pa leje, me një krehër me 14 fishekë luftarak, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.
Shtuar më 09/11/2020, ora 13:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori