Rrezikon 7 vite burg, 14 vjeçari kapet me pistoletë
Një 14-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga blutë e Durrësit pasi u kap me armë zjarri pa leje.

Shërbimet e Policisë në DVP Durrës, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”, në vijim të kontrolleve të ushtruara në zbatim të Planit të Masave, kanë evidentuar dhe goditur një rast të armëmbajtjes pa lejeSukth.

I mituri A. V. është kontrolluar në afërsi të stacionit të trenit në Sukth dhe në çantën e dorës i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip “Zastava”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.
Shtuar më 23/09/2020, ora 14:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori