Blutë e kryeqytetit kanë arrestuar një 31-vjeçar i
shpallur në
kërkim nga drejtësia
italiane, për
veprat pénale “Grup kriminal” dhe “Trafikimi i lëndëve nárkotike”.
Falë operacionit “Befasia” në Unazë të Re, në ambientet e një lokali, u bë e mundur kapja e shtetasit të
shpallur në
kërkim ndërkombëtar: E. P., 31 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte
shpallur në
kërkim ndërkombëtar nga autoritetet
italiane, pasi Gjykata e Milanos ka lëshuar urdhrin e arrestit
ndërkombëtar duke caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për
veprat penale “Grup kriminal” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, për të cilat maksimumi i dënimit është 30 vite.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
Shtuar më 17/11/2020,
ora 10:09