“Më lini të qetë”, 26 vite nga vdekja e princeshë Diana, zjarrfikësi tregon bisedën e fundit më të

26 vjet më parë, bota u trondit kur dëgjoi lajmin se Princesha Diana vdiq në një aksident automobilistik në Paris.

Në muajt e fundit të jetës së saj, Diana po buzëqeshte sërish. Në jetën e saj kishte hyrë beqari i kërkuar, Dodi Al Fayed. Të dy u përpoqën ta mbanin të fshehtë lidhjen e tyre, megjithatë u zbulua dhe për paparacët një foto e tyre ishte si biletë lotarie. Pak ditë para përfundimit tragjik të të dyve, Diana dhe Al Fayed ishin me pushime në rivierën franceze. Para se të ktheheshin në Londër, ata vendosën të kalonin një natë në Paris, konkretisht në hotelin Rich, në pronësi të babait të Dodit.

Pak pas mesnatës së 31 gushtit 1997, makina që mbante Princeshën Diana dhe partnerin e saj Dodi Al Fayed u përplas në tunelin Pont d’Alma në Paris.

Rezultati i përplasjes së rëndë ishte vdekja e menjëhershme e drejtuesit të mjetit, Henri Paul, dhe vetë Fayed. Princesha 36-vjeçare, e cila ishte ulur në pjesën e pasme të djathtë të makinës nuk ka ndërruar jetë menjëherë. Në momentin që ajo u lirua nga automjeti, në vendngjarje kishin mbërritur paparacët, të cilëve princesha iu drejtoi fjalët e fundit: “Më lini të qetë”.
Javier Gumerlon ishte një nga të parët që mbërriti në vendin e aksidentit tragjik. Ishte ai që e çliroi Dianën nga makina dhe që i mban mend mirë fjalët e fundit të nënës së Uilliam-it dhe Harrit dhe ndihmën e parë që i dha për ta mbajtur në jetë. Fillimisht, ai përshkroi reagimin e tij kur kuptoi se gruaja bionde që u thirr të shpëtonte ishte princesha. “Nuk e besova. Sytë e saj ishin të hapur në fillim dhe ajo ishte e vetëdijshme”.

Ai perpiqej ta ngushëllonte dhe ta mbante të qetë. “Ai tha: “O Zot, çfarë ndodhi?” dhe pak më vonë u ndalua”, tha burri. “I bëra masazhe në zemër dhe disa sekonda më vonë ajo filloi të merrte sërish frymë. Sigurisht që ishte një lehtësim sepse doja t’i shpëtoja jetën dhe mendova se e kisha bërë këtë. Të them të drejtën mendova se do të jetonte. Me sa dija kur ishte në ambulancë ishte gjallë dhe prisja që ajo të jetonte. Por më vonë mora vesh se kishte vdekur në spital. Ajo ishte shumë e mërzitur. Tani e di që kishte lëndime të rënda të brendshme, por i gjithë episodi është ende shumë i gjallë në mendjen time. Dhe kujtimi i asaj nate do të më mbetet përgjithmonë”, tha zjarrfikësi dhe shtoi: “Në atë kohë nuk e kisha idenë se ishte Princesha Diana. Vetëm kur e futën në ambulancë, një nga burrat e ambulancës më tha se ishte ajo”.

Në spitalin ku u dërgua, mjekët u përpoqën ta shpëtonin pasi po përjetonte sulme të përsëritura në zemër dhe si pasojë e përplasjes u konstatua se zemra e saj ishte zhvendosur në anën e djathtë të gjoksit. Përpjekjet e mjekëve nuk patën efekt dhe princesha Diana më në fund ndërroi jetë në orën 4 të mëngjesit.