Rrezikohet ministri! PD do të publikojë prova me zë e figurë kundër Xhafajt
Pëlqej
Partia Demokratike do të publikojë të tjera prova kundër Fatmir Xhafajt.

Kështu është shprehur kreu i PD-së Lulzim Basha që në fund të fjalës së tij në Kuvend u shpreh se do të ketë prova të reja "me zë dhe figurë".

"Lajm i fundit: Konferencë e jashtëzakonshme për shtyp në Partinë Dmeokratike në orën 13.30"- thuhet në një njoftim të PD.

Rikujtojmë se pas publikimit të materialeve të para, Agron Xhafaj, vëllai i ministrit u dorëzua në Itali për të vuajtur 7 vitet e dënimit. /albeu.com/

Shtuar më 17/05/2018, ora 11:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori