Rrezikohen 3 banesa, zjarr masiv në Orikum
Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë mbrëmjen e sotme në lagjen “Portative” Orikum, të Vlorës.

Nga zjarri janë përfshirë kallama, dhe gjithashtu rrezikohen 3 banesa.

Në njërën prej banesave është neutralizuar zjarri, ndërsa zjarrfiksja po punon për të siguruar fikjen e zjarrit në dy banesat e tjera.

Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.

Shtuar më 02/10/2019, ora 22:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori