Rrethohet Kryeministria, këto janë masat e marra për protestën e nesërme të opozitës (FOTO LAJM)

Teksa opozita ka paralajmëruar për protestë pasditen e së shtunës në orën 18:00, qeveria po ndërmerr masa për të garantuar sigurinë e ndërtesës së Kryeministrisë.

Në fotot e siguruara nga LSA, shihen kangjellat e vendosura përreth ndërtesës.

Edhe shtyllat përballë Kryeministrisë janë të lyera me gracë.
Protesta e nesërme do të jetë e ngjashme me protestat e shkuara sa i përket mënyrës së organizimit. Qytetarët do të mblidhen para Kryeministrisë, dhe në dy pjesët anësore të saj ana e Piramidës dhe në rrugën "Ismail Qemali".

Për protestën e nesërme, do të angazhohen rreth 1300 forca policie, shumica prej të cilëve do që qëndrojnë para Kryeministrisë. /albeu.com/
Shtuar më 12/04/2019, ora 19:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori