Rrethohet fshati i Balilit, policia sërish kontrolle në banesa dhe bizneset e tij
Policia e Shtetit ka nisur një tjetër aksion për të vënë në pranga “Eksobarin e Ballkanit”.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se policia ka rrethuar sërish fshatin ku ai banonte. Burime për policinë kanë udhëzuar se Balili mund të jetë i fshehur pikërisht në fshatin ku ai jetonte prej vitesh.

Mësohet se aksioni ka nisur që në orën 15:00 dhe forca të shumta kanë rrethuar zonën ku dyshohet se mund të jetë i fshehur ai.

Gjithashtu policia ka ushtruar sërish kontrolle në banesat e familjarëve të tij./albeu.com/
Shtuar më 03/02/2017, ora 17:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori