Rreth 400 studentë, pjesë e Akademisë Politike të Partisë Socialiste
Akademia Politike e Partisë Socialiste vazhdon të tërheqë vëmendjen e shumë të rinjve, të interesuar për ta ndjekur atë. Në vitit të saj të tretë, në Akademi do të marrin pjesë 400 studentë nga rreth 1000 të rinj që kishin aplikuar në fazën e parë të përzgjedhjes.


Një ceremoni e veçantë është organizuar me këtë rast nga Partia Socialiste, në të cilën merrnin pjesë edhe kryetari i PS, Edi Rama, Drejtori i Fondacionit “Fridrich Ebert” për Shqipërinë, Frank Hantke, si dhe kryetari i PS-së së Tiranës, Saimir Tahiri.Në nisje të takimit, të rinjtë e Akademisë politike janë përshëndetur nga Frank Hantke, Drejtori i Fondacionit “Fridrich Ebert” për zyrat e Tiranës. Ky fondacion financon për të tretin vit radhazi Akademinë politike të PS.


Duke marrë fjalën në këtë ceremoni Edi Rama i ka ftuar studentët e kësaj Akademie të bëhen jo thjesht pjesë e fushatës së kësaj partie për zgjedhjet e 23 qershorit, por zëdhënës të programit për një Rilindje Shqiptare.


Kryetari Rama ka theksuar se për PS është e rëndësishme që të luftohet përditë kundër mitit urban të ngritur enkas për t’i dekurajuar shqiptarët, se që të gjithë janë njësoj dhe asgjë nuk mund të ndryshojë në këtë vend.
Shtuar më 05/02/2013, ora 16:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori