Rreth 100 mijë shqiptarë me të drejtë vote në shtetet e Evropës
Albeu.com
nga Laura PapranikuPesë deputetë më pak, do t’i kushtojë partive shqiptare ne Maqedoni shpërndarja e shqiptarëve nëpër botë, me theks të veçantë në shtetet e Evropës perëndimore.Pesë deputetë më pak, do t’i kushtojë partive shqiptarëve shpërndarja e shqiptarëve nëpër botë, me theks të veçantë në shtetet e Evropës perëndimore, ku ekspertët vlerësojnë se është më e lehtë të ndërtohet infrastruktura e votimit (për dallim nga shtetet skandinave dhe tejoqeanike, ku mërgata shqiptare, gjithashtu është në numër të konsiderueshëm). Paritë shqiptare, s’kanë asnjë iluzione se më 1 qershor, mund të përsëritet ’92-shi kur masovikisht, në mënyrë të organizuar, mërgimtarët shqiptarë erdhën të votojnë në zgjedhjet e para pluraliste. Dy partive më të mëdha të bllokut politik shqiptar, u ka mbetur të pajtohen që në start me këtë “humbje” , për të cilën që në PDSH thonë se “është e balancuar etnikisht, me disfavore të vogla për shqiptarët”, kurse në BDI se “megjithatë, është humbje”.
“Nëse do të votohej edhe në shtetet e Evropës perëndimore, aty ku teknikisht është më e lehtë të realizohet votimi për qytetarët nga Maqedonia dhe ku, në bazë të përkatësisë etnike përqindja e shqiptarëve është më e lartë, shqiptarët do të nxirrnin katër-pesë deputetë më tepër”, pohon Naser Zyberi, eksperti për çështje juridike. Kjo, nënvizon ai, është një konstatim i supozuar, pasi nuk dihet se cila mund të jetë jehona e daljes në zgjedhje. Mund të nxjerrin edhe më tepër, nëse pjesëmarrja është e lartë dhe nëse përfshihet edhe pjesa e mbetur e diasporës. Vetëm në Evropën perëndimore, sipas disa para llogaritjeve, numri i votuesve shqiptarë është mbi 100 mijë, kurse numri i përgjithshëm i potencialit votues të diasporës, mendohet të arrije 150 mijë-shin.
“Pamundësia e diasporës për të votuar në këto zgjedhje, gjithsesi se do të reflektohet negativisht në numrin e deputetëve te kampi politik shqiptar”, tha Imer Selmani i PDSH-së dhe Izet Mexhiti i BDI-së. Ata, pajtohen me vlerësimin se diaspora është një çështje që kërkon rregullim juridik dhe infrastrukturor dhe pikërisht këtu u ndahen qëndrimet. Selmani akuzon oponentët politik për mos rregullimin e kësaj çështje. “Qeveria, vitin e kaluar, propozoi ligjin me të cilin parashihej rregullimi i kësaj çështje, mirëpo, opozita bëri që i njëjti të mos miratohet”, përkujtoi ai.
Ndërkaq, sipas Mexhitit, nisur nga mënyra se si ishte kompozuar ai propozim-ligj, shumë më mirë që nuk miratua. “Ishte një ligj që favorizonte vetëm diasporën maqedonase dhe që nuk merrte në konsideratë të mjaftueshme diasporën shqiptare”, pohon ai. Edhe Zyberi, i cili ka mbajtur disa mandate deputeti në Parlamentin e Maqedonisë, vlerëson se iniciativave për t’u rregulluar kjo çështje, iu ka munguar qasja serioze. “Edhe pse kohë pas kohe ka pasur sinjale se punohet në këtë drejtim, asnjëherë deri tani nuk janë ndërmarrë hapa serioze”, u shpjer ai. Zyberi, nuk mund të pohon me saktësi, nëse neglizhenca e treguar prej qeverive të deritanishme, është e motivuar etnikisht, por është i sigurt se shqiptarët kanë përqindjen më të lartë të diasporës, se sa maqedonasit. (Lajm)
Shtuar më 12/05/2008, ora 19:09
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori