Rrëshqitjet e tokës rrezikojnë bllokimin e aksit Lezhë-Rubik
Rrëshqitjet e tokës rrezikojnë të bllokojnë aksin Lezhë-Rubik. Raportohet se rruga nacionale që lidh Lezhën me Rubikun rrezikon të bllokohet, pasi janë shembur disa pjesë të saj.

Ndërkaq, gërryerjet nga lumi Mat janë më prezente në hyrje të Rubikut. Mësohet se në dy pjesë të këtij segmenti kalimi i mjeteve bëhet vetëm në nje korsi, duke shtuar rrezikun për aksidente.

Një apel është lëshuar nga drejtuesit e mjeteve, të cilët kërkojnë ndërhyrje sa më të shpejtë. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2015, ora 11:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori